“Shëndeti im, e drejta ime”
Organizata Botërore e Shëndetësisë, çdo vit më 7 Prill në të gjithë botën feston
Dita Botërore të Shëndetit, duke përqendruar vëmendjen e komunitetit profesional dhe publikut të gjerë ,në temë caktuar specifike shëndetësore që u përket njerëzve në mbarë botën.
Dita Botërore e Shëndetit, 7 Prilli, këtë vit i kushtohet të drejtës themelore të njeriut për shëndet dhe shënohet me moton: “Shëndeti im, e drejta ime”.
Instituti i Mjekësisë së Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra e Bashkëpunimit e OBSH-së, i bashkohet shënimit të Ditës Botërore të Shëndetësisë 2024, duke përcjellë mesazhin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ngritjen e zërit për të drejtën e njeriut për shëndet, njëkohësisht rikujton se realizimi i kësaj të drejte shkon së bashku me përgjegjësinë dhe detyrimin e çdo individi, por edhe të gjithë shoqërisë për veprim të përbashkët.
Dita Botërore e Shëndetit 7. Prill 2024
“Shëndeti im, e drejta ime”
Në mbarë botën, e drejta për shëndetin e miliona njerëzve po kërcënohet gjithnjë e më shumë.
Sëmundjet dhe fatkeqësitë shfaqen gjithnjë e më shumë si shkakë për vdekje dhe invaliditet.
Konfliktet shkatërrojnë jetë, shkaktojnë vdekje, dhimbje, uri dhe shqetësime psikologjike.
Djegia e lëndëve djegëse fosile po nxit krizën klimatike dhe po na grabit të drejtën për të thithur ajër të pastër, ku ndotja e ajrit në hapsir të mbyllur dhe jashtë po merr jetë në çdo 5 sekonda.
Këshilli i OBSH-së për Ekonominë e Shëndetit për të Gjithë zbuloi se të paktën 140 vende e njohin shëndetin si të drejtë të njeriut në kushtetutën e tyre. Megjithatë, vendet nuk miratojnë dhe nuk zbatojnë ligje për të siguruar që popullsia e tyre të ketë të drejtën e qasjes në shërbimet shëndetësore. Kjo mbështet faktin se të paktën 4.5 miliardë njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë së botës – nuk ishin të mbuluar plotësisht me shërbimet shëndetësore bazë në 2021.
Për tu përgjigjur këtyre lloj sfidash, tema për Ditën Botërore e Shëndetit 2024 është “Shëndeti im, e drejta ime”.
Tema e këtij viti u zgjodh për të mbrojtur të drejtën e gjithsecilit, gjithkund të ketë qasje deri në shërbime shëndetësore cilësore, arsim dhe informacion, si dhe ujë të pijshëm të sigurt, ajër të pastër, ushqim të mirë dhe të shëndetshëm, strehim cilësor, punë të denjë dhe kushte ekologjike dhe liria nga diskriminimi.