Instituti i Mjekësisë së Punës së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Instituti i Mjekësisë së Punës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra Bashkëpunuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendra Gal2en e Rrjetit Global Evropian për Alergji dhe Astma, është institucion më i lartë në fushën e mjekësisë së punës, në nivel kombëtar, i cili zbaton veprimtari shëndetësore, metodologjike, edukative dhe aktivitete shkencore-hulumtuese në fushën e tyre. Instituti ka për detyrë vendosjen e kritereve dhe metodologjisë së punës, propozimin dhe realizimin e programeve parandaluese dhe programeve hulumtuese-shkencore, inicimin dhe krijimin e dokumenteve strategjike, legjislacionit dhe standarde në fushën e shëndetit të punëtorëve. 

Me qasje unike integruese, ky institucion multidisiplinar, përmes aktiviteteve të zbatimit të kujdesit specifik shëndetësor të punëtorëve, ka për qëllim – mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të punëtorëve, mjedisin e punës dhe sigurinë e punës në vendin tonë. Sipas legjislacionit aktual të fushës, Instituti zbaton veprimtari shëndetësore të lartë të specializuar në fushën e mjekësisë së punës, si dhe shërbime shëndetësore specialistike-konsultative dhe veprimtari të përshtatshme diagnostiko-laboratorike.

Instituti i Mjekësisë së Punës së RMV-së është koordinator i Rrjetit kombëtar të Mjekësisë së Punës dhe është i ngarkuar me ofrimin e ndihmës profesionale dhe metodologjike për të gjitha institucionet shëndetësore që kryejnë veprimtarinë e mjekësisë së punës (në pajtim me Ligjin e Mbrojtjes Shëndetësore -“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr.164/13). Instituti, me vendosjen dhe funksionin e tij, siguron komunikim dhe shpërndarje të rëndësishme të informacionit ndërmjet grupeve të ndryshme të synuara – politikëbërësve, organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, ekspertëve dhe publikut.

Instituti ka kapacitete të mira të ndërtuuara ekspertësh për zbatimin e praktikës klinike dhe hulumtimit në mjekësinë e punës (sëmundjet e pulmolare dhe vendi i punës, aerobiologjia, ekspozimi profesional dhe sëmundjet alergjike, toksikologjia, faktorët psikosocialë në punë – stresi në vendin e punës, shëndeti i punonjësve shëndetësorë etj.), edukimi, trajnimi dhe shërbimet specifike konsultative dhe këshillëdhënëse. Veprimtaria hulumtuese-shkencore realizohet edhe përmes projekteve ndërkombëtare të fokusuara në disa probleme specifike të shëndetit të punëtorëve të mbështetur nga Komisioni Evropian (EU FP7 Program, COST-European cooperation in science and technology,Gal2en-Global Allergy and Asthma European Network) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO European Center for Environment and Health).

Si shembuj të praktikës së mirë nga politika nacionale shëndetësore në fushën e shëndetit të punëtorëve, Instituti i Mjekësisë së Punës së RMV-së disa vite më parë ka iniciuar aktivitetet projektuese dhe ndërhyrjet e shëndetit publik për qasje të re në ofrimin dhe rritjen e mbulimit të shërbimeve në fushën e mjekësisë së punës për grupe të ndryshme të pambrojtur të punëtorëve (fermerë, punëtorë shëndetësorë, punëtorë ndërtimi etj.), punëtorë nga sektori joformal dhe persona të papunë.

Aktivitete të veçanta programore, parandaluese në këtë drejtim janë të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë dhe financohen nga buxheti i shtetit, duke siguruar burime për zbatimin e tyre në praktikë. 

Instituti, si bazë mësimore e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Shkup, është selia e Katedrës së Mjekësisë së Punës, e cila është përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve mësimore, përkatësisht edukimit në fushën e mjekësisë së punës në të gjitha nivelet: mësim universitar për studentë të mjekësisë, motra medicinale, fizioterapistë, logopedë, inxhinierë laboratorik dhe akushere të studimeve postuniversitare cikli II në fushën e shëndetit publik, studimet e doktoraturës cikli III në fushën e shkencave të mjekësisë dhe në fushën e shëndetit publik dhe zbatimi i programit të specializimit në mjekësinë e punës.

Instituti promovon vlerën e tij të lartë profesionale dhe shkencore duke botuar punime shkencore origjinale, monografi, botime shkencore dhe profesionale, por edhe nëpërmjet organizimit të konferencave, punëtorive, seminareve dhe fushatave në zonë.

Me promovimin dhe zbatimin e qëllimeve të OBSH-së në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Instituti është veçanërisht aktiv në bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të Rrjetit Global të OBSH-së dhe Rrjetit Evropian të Qendrave Bashkëpunuese për Mjekësinë e Punës.

Instituti i Mjekësisë së Punës i RMV-së është iniciator, themelues dhe drejtues aktual i Rrjetit të OBSH-së për Shëndetin e Punëtorëve të Evropës Juglindore (SEE) – një grup ekspertësh në fushën e mjekësisë së punës, i përbërë nga përfaqësues nga 9 vende të EJL, puna e të cilit mbështetet nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën.