“In everything we do, WHO relies on the expertise of hundreds of formal WHO Collaborating Centres, in your countries, and thousands of the best brains in science, medicine, and public health, in your countries. They give us their time freely and it is my strong impression that they do so with pride.”
Dr Margaret Chan, Director-General, address to the Sixty-fourth World Health Assembly, 16 May 2011
Aktivitetet e Institutit të Mjekësisë së Punës nëpërmjet programit punues dhe zhvillimor, realizohen edhe në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar
Bashkëpunimi ndërkombëtar, Instituti realison si Qendër Bashkëpunuese të Organizatës Botërore të Shëndetësisë -Collaborating Centre of the World Health Organization (WHO-CC) dhe është përfshirë në Rrjetin global të OBSH-së, Qendrat e Bashkëpunimit të Mjekësisë së Punës (Global network of WHO Collaborating centers for Occupational Health).
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH-ja) është agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, e obliguar për shëndetin publik në korniza ndërkombëtare, me qëllim kryesor për “shëndet më të mirë për të gjithë”. OBSH-ja është formuar më 7 prill 1948 në Gjenevë dhe aktualisht ka 194 shtete anëtare.
Detyrën e saj kryesore, përparimin e shëndetit publik gjithandej në botë, e realizon nëpërmjet krijimit të strategjive, rezolutave, planet aksionare dhe programet, si dhe përparimin e udhëheqësve, standardeve dhe metodave në segmente të ndryshme të shëndetit publik përfshirë edhe mjekësinë e punës.
Çfarë është Qendra Bashkëpunuese e OBSH-së??
Qendra e Bashkëpunimit të OBSH-së është një institucion kryesor në këtë fushë – Center of excellency, (institut, pjesë e universitetit, qendra hulumtuese etj.), e emëruar nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, për t’i zbatuar aktivitet për mbështetje të programeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në realizimin e qëllimeve të saj në të gjitha nivelet.
Me qendrat e bashkëpunimit, OBSH-ja ka qasje në institucionet më të larta në mbarë botën që me kapacitetet e tyre institucionale mbështesin punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Institucionet, nga ana e tyre, të përcaktuara si qendra bashkëpunuese të OBSH-së, marrin më shumë dukshmëri dhe njohje nga autoritetet kombëtare dhe më shumë vëmendje nga publiku për çështjet shëndetësore për të cilat ata punojnë. Gjithashtu, qendrat marrin mundësi për të punuar së bashku, veçanërisht në nivel ndërkombëtar, si dhe mundësi për të mobilizuar burime financiare shtesë dhe ndonjëherë të rëndësishme.
OBSH-ja cakton institucionet si qendra bashkëpunuese, për periudhë katërvjeçare, me mundësi për rizgjedhje në çdo katër vjet. OBSH-ja vendos për rizgjedhjen e Qendrës së Bashkëpunimit të OBSH-së, vetëm me kusht që të plotësohen kriteret e larta në zbatimin e planeve të punës të OBSH-së, të përcaktuara si aktivitete specifike të institucionit të përzgjedhur. Ato janë të obliguar për përforcimin e kapaciteteve shëndetësore të vendeve anëtare në mbështetje të zhvillimit të shëndetit dhe mirëqenies. Aktualisht në botë ekzistojnë mbi 800 qendra bashkëpunuese në fusha të ndryshme të mjekësisë në më shumë se 80 vende të botës.
Shëndeti i punëtorëve është prioritet në dokumentet strategjike të zhvillimit kombëtar dhe ndërkombëtar “Shëndeti për të gjithë 2020-2030 dhe Agjenda e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.
Sipas të dhënave të fundit (Mars, 2022), 30 Qendra e Bashkëpunimit të OBSH-së në fushën e mjekësisë së punës janë aktive në mbarë botën, nga të cilat shtatë në Europë.
Instituti i Mjekësisë së Punës së RMV-së është i vetmi institucion në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e përcaktuar si qendër bashkëpunuese e OBSH-së, për herë të parë më 19 shtator 2003. Instituti është rizgjedhur për herë të fundit në vitin 2019, për periudhën 2019-2023 si qendër bashkëpunuese.
Detyra kryesore e qendrës sonë bashkëpunuese të OBSH-së për mjekësinë e punës është promovimi dhe realizimi i qëllimeve dhe programeve të OBSH-së, me mbështetje dhe në bashkëpunim me OBSH-në Drejtorisë së Përgjithshme, Gjenevë, Zyrës Rajonale të OBSH-së, Kopenhagës dhe Zyrës së OBSH-së në Maqedoninë e Veriut. Sipas planit të punës për periudhën 2019-2023, Instituti është i obliguar me këto aktivitete:
- Të jepet mbështetje në bashkëpunimin me OBSH- në në vendet anëtare në fushën e mjekësisë së punës
- Të kontribuojë në punën e OBSH në forcimin e kapaciteteve të vendeve, në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë në punë të punonjësve shëndetësorë.
- Të punohet me OBSH-në për promovimin e përcaktuesve mjedisorë të shëndetit në lidhje me ndryshimet klimatike.
Aktivitetet e fundit të Qendrës së Bashkëpunimit të OBSH-Shkup
Pjesëmarrja dhe prezantimi i Qendrës Bashkëpunuese të OBSH-së, Instituti i Mjekësisë së Punës të RMV-së, Shkup në Takimin Rajonal të Qendrave Bashkëpunuese të OBSH- së të Europës 2-3. Nëntor, 2021
WHO COLLABORATING CENTRES
REGIONAL MEETING United action for better health in Europe 2–3 NOVEMBER 2021