Biografia
Aziz Maksuti është u.d. Drejtor i Institutit të Mjekësisë së Punës së RMV-së. I lindur në Shkup, në vitin 1985. Ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup në vitin 2008. Në vitin 2020 regjistrohet në studimet postuniversitare në Fakultetin e Shkencave Sociale – Dega e Studimeve Evropiane në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup, dhe aktualisht është duke përgatitur temën e magjistraturës.
Karrierën profesionale e filloi menjëherë pas përfundimit të fakultetit, fillimisht në sektorin privat, e më pas si anëtar i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Studeniçanit deri në vitin 2010. Nga viti 2010 deri në vitin 2018, ai vazhdon angazhimin e tij profesional në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si Këshilltar për programimin dhe monitorimin e Fondeve IPA. Si profesionist i dëshmuar në fushën e tij të veprimtarisë, Maksuti karrierën profesionale e vazhdon në Qytetin e Shkupit, ku në vitin 2018 është emëruar zëvendëssekretar i Qytetit të Shkupit. Më 13 janar 2022 është emëruar si u.d. Drejtor i Institutit të Mjekësisë së Punës të RMV-së.
Gjatë gjithë këtij angazhimi profesional, ai vazhdimisht përmirëson arsimimin dhe aftësitë e tij duke marrë pjesë në trajnime, seminare, konferenca dhe vizita studimore brenda dhe jashtë vendit. Gjatë vitit 2013 ka fituar certifikatën e trajnuesit të IPA-së. Njëkohësisht gjatë këtij angazhimi profesional ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të ISHP Klinikës Universitare të Toksikologjisë (2016 – 2017), si dhe anëtar i Bordit Drejtues të N.P. Parkingu i Qytetit (2018-2021).
Telefoni kontaktues:
Qendra- 02/3110-491
Kabineti i drejtorit- 02/2621-428
e-mail: institutzamedicinanatrudot@gmail.com