Rrjeti i Shëndetit të Punëtorëve të Europës Juglindore
SEE Network on Workers Health
Koordinator i Rrjetit: Instituti i Mjekësisë së Punës së RMV-së, Qendra e Bashkëpunimit e OBSH-së, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Sot, bashkëpunimi dhe rrjetëzimi ndërkombëtar institucional dhe ekspertësh janë tipare tipike të shpërndarjes së të dhënave dhe informacionit për БЗР ndërmjet individëve, grupeve ose institucioneve që ndajnë interesa të përbashkëta.
.
Rrjeti i Shëndetit në Punëtoritë e Europës Juglindore është rrjet ndërkombëtar ekspertësh i përfaqësuesve të Qendrave e Bashkëpunimit të OBSH-së, Instituteve të Mjekësisë së Punës, përfaqësuesve kombëtarë të OBSH-së dhe ekspertëve të mjekësisë së punës nga Europa Juglindore, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të OBSH-së për Europën.
Me iniciativë të Institutit të Mjekësisë së Punës të RMV-së, Qendra e Bashkëpunimit e OBSH-së, Shkup, Republika e Maqedonisë së Vriut, me mbështetjen e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europë dhe Zyrës së OBSH-së në Shkup, Republika e Maqedonisë Veriut, më 19.12.2006, në Shkup, është formuar rrjet ekspertësh për shëndetin e punëtorëve të Europën Juglindore (EJL), me përfaqësues të 9 vendeve të EJL.
.
Vendet anëtare themeluese të Rrjetit janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
Misioni i Rrjetit është :
Të punohet së bashku në rajonin e EJL-së nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar
Qëllimi kryesor: Të përmirësohet shëndeti dhe mirëqenia e punëtorëve, duke kontribuar për shëndet më të mirë në Europë:
- forcimi i sistemeve, politikave dhe shërbimet e mjekësisë së punës
- ndërtimi i kapaciteteve humane/ institucionale në mjekësinë e punës
Që nga themelimi e deri më sot, Rrjeti i Shëndetit në Punë të EJL ka mbajtur më shumë se 20 takime të rregullta dhe më tepër tematike, në vende të ndryshme të rajonit të EJL-së.Veprimtaria e Rrjetit realizohet nëpërmjet disa aktiviteteve, duke përfshirë detyrat e projektit me fokus në temat e paraqitura në dokumentin zyrtar “Bucharest Statement” (deklarata) – nga viti 2012 ku përcaktohen temat dhe çështjet mbi të cilat do të punohet, si dhe detyrimet e secilit anëtar të Rrjetit për një temë të veçantë. Temat që janë objekt i interesimit dhe aktiviteteve të rrjetit të ekspertëve janë: strategjitë, planet e veprimit, udhëzuesit në fushën e shëndetit të punëtorëve; organizimi dhe funksioni i Shërbimeve të Mjekësisë së Punës (SHMP); zhvillimi i sistemit informativ-në mjekësinë e punës-lëndimet në punë, sëmundjet profesionale; Azbesti në mjedisin e punës dhe të jetesës – përpunimin e programeve kombëtare dhe profileve të vendit për eliminimin e sëmundjeve të shkaktuara nga azbesti; arsimimi dhe aftësimi profesional në mjekësinë e punës; shëndetin dhe sigurinë në punë të grupeve të pambrojtur të punëtorëve; përparimi i shëndetit të punëtorëve shëndetësorë – zhvillimi i programeve kombëtare; ndryshimet klimatike dhe shëndeti i punëtorëve etj. Puna shumëvjeçare e rrjetit paraqitet edhe në mënyrë publicistike, me “gjurmë të dukshme të punës së kryer”, nëpërmjet shpalljes së disa publikimeve profesionale që lidhen me tema të ndryshme, por kyç nga fusha e mjekësisë së punës, me interes në vendet e EJL.
Rrjeti i Shëndetit të Punëtorëve të EJL-së siguron forum për shkëmbimin e informacioneve dhe njohurive, për projekte të përbashkëta, për arsim dhe trajnim, për hulumtime dhe mësimnxënie ndërmjet anëtarëve të Rrjetit. Është e nevojshme të theksohet se anëtarët e Rrjetit i ndajnë të gjitha punët si marrëdhëniet ndërpersonale, sensi i përbashkët i identitetit, mirëkuptimi, normat, vlerat, besimi, bashkëpunimi dhe reciprociteti (mekanizmi kryesor).
Anëtarët e Rrjetit ndajnë të njëjtin vizion – kapitalin social!
Një nga aktivitetet e vazhdueshme të Rrjetit është projekti i ri për shëndetin dhe sigurinë në punë të punonjësve shëndetësorë, me mbështetjen e – OBSH Qendra Europiane për Mjedisin dhe Shëndetin, Bonn, Gjermani (WHO ECEH)
Rrjeti i shëndetit të punëtorëve në UJL-në (SEE Network on Workers Health) si platformë e shkëlqyer për bashkëpunim në nivel rajonal është angazhuar nga ana e WHO ECEH, për projektin e ri “Aktivitetet për forcimin e qëndrueshmërisë së punonjësve shëndetësorë në EJL në përgjigje të COVID-19 dhe më tutje: Zbatimi i udhëzimeve të OBSH-së/MOT dhe hartëzimi i nevojave prioritare për programet e mbrojtjes së shëndetit të punonjësve shëndetësorë.
Për Koordinator të projektit është emëruar Instituti i Mjekësisë së Punës e RMV-së, OBSH-ja Qendra Bashkëpunuese, Shkup- koordinator i Rrjetit. Në projektin që realizohet në periudhë prej vitit 2021-2022, marrin pjesë 7 shtete nga EJL – anëtarë të Rrjetit.
Qëllimi i projektit është forcimi i qëndrueshmërisë së punonjësve shëndetësorë në EJL në përgjigje të COVID-19 dhe më gjerë, si dhe mbështetje për miratimin e udhëzimeve të OBSH-së/MOT udhëheqësi i COVID-19 dhe hartimin e nevojave të Programit kombëtar për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve shëndetësorë. Ky projekt është një kontribut në përpjekjet forcimin e mbrojtjes më të mirë të shëndetit dhe sigurisë së punonjësve shëndetësorë.
Një nga produktet e projektorit është edhe broshura për këtë aktivitet projektues të Rrjetit e cila është botuar në 7 gjuhë kombëtare në 7 vende të EJL-së. Instituti i Mjekësisë së Punës i RSM, Qendra e Bashkëpunimit e OBSH-së ka siguruar shtypjen dhe shpërndarjen e broshurës në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Rrjeti Shëndetësor i Punëtorëve të Europës Juglindore
“Aktivitetet për forcimin e qëndrueshmërisë së punonjësve shëndetësorë në EJL në përgjigje ndaj COVID-19 dhe më gjerë:
Zbatimi i udhëzimeve të OBSH/ МОТ dhe hartimi i nevojave prioritare për programet e mbrojtjes shëndetësore të punonjësve shëndetësorë”
PROJEKTI
2021-2022
Rrjeti Shëndetësor i Punëtorëve të Europës Juglindore!
Koordinator: Instituti i Mjekësisë së Punës së RMV-së , Qendra e Bashkëpunimit e OBSH-së, Shkup. Republika e Maqedonisë së Veriut
Me mbështetjen e OBSH-së – Qendra Europiane e Mjedisit dhe Shëndetësisë, Bon, Gjermani
Zyra e OBSH-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut