Më 17 Nëntorë 2023, Qendra e Bashkëpunimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pranë Institutit të Mjekësisë së Punës i Republikës së Maqedonisë së Veriut( IMP RMV-së), Shkup festoi 20-vjetorin e emërimit të tij.Nga viti 2003, Qendra e Bashkëpunimit të OBSH, i vetmi në R.Maqedonisë së Veriut, merr pjesë aktive në zbatimit e politikave dhe programeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke kontribuar në arritjen e qëllimeve të Agjendës të OBSH-së për shëndetin e punëtorëve në nivel kombëtarë, rajonal dhe global.
Në periudh prej dy dekadash, Instituti, Qendra e Bashkëpunimit të OBSH-së , si Instutucion kryesorë në fushën e mjekësisë së punës me sukses zbaton aktivitete të panumërta në sferën e shëndetit të punëtorëve,ofimi i mbështetjes eksperte i instutucioneve relevante në vend ose duke zbatuar drejtpërderejt detyrat në veprimtarinë shëndetësore,arsimore dhe kërkimore shkencore.
Nga viti 2006,Qendra e Bashkëpunimit të OBSH-së,IMP RMV-së,është e njohur nga OBSh si themelues dhe kordinatorë i Rrjetit për shëndetin e Punëtorëve të Evropës Juglindor(SEENWH)- rrjeti i ekspertëve të përfaqësuesve nga 9 vendet e EJL, platformë e vendosurë mire për bashkëpunimin e profesionistëve për shëndetin e punëtorëve në rajonin e Evropës Juglindore, e cila tregoi vleratë sajë në kohën e pandemisë COVID-19,me aktivitete të panumërta në nivel kombëtarë, rajonal dhe global.
Festimi I 20-vjetorit jubilarë u mbajtë në hapsiratë e Dekanatin të Fakultetit të Mjekësisë, UKIM,Shkup me mbi 100 pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë-përfaqësues nga Ministria Shëndetësisë,Ministria për Punë dhe Politikë Sociale,Univerzitetet UKIM-Shkup dhe UGD-Shtip, Inspektorati Shtetëror për Punë,Shtëpia e Shëndetit Shkup,Instituti I Shëndetit Publik I RMV-së,Shërbimet për Mjekësinë e Punës, Fondi për FSPI, përfaqësues të organizatave të shumta partnerë dhe bashkëpunëtorë –organizatat e punëdhënësve të Maqedonisë,Bashkimi I Sindikatave të Maqedonisë,Kryqi i Kuq i Maqedonisë,asoacionet profesioniste-Shoqatat Maqedonase të Mjekësisë së Punës,Shoqatat për Mbrojte gjatë punës,Unioni i shoqatave të motrave medicinale,teknik dhe akusherë, etj. Duhet të theksohet se në ngjarjen solemne, kontributet e tyre dhanë përfaqësues të organizatave ndërkomëtare – OKB,OBSH,ONP si dhe anëtarë të Rrjetit për shëndetin e Punëtorëve të Evropës Juglindor.
Ngjarja ishte e përkrahur nga Zyra e OBSH-së në R.Maqedonisë së Veriut.