Në kuadër të aktiviteteve të shumta, sot Instituti për Mjekësi të Punës promovoi pajisjen për testime spirometrike dhe oftalmologjike, donacion nga Qeveria Sllovake në kuadër te proektit me Agjencionin Sllovak për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor.
Në kuadër të planit zhvillimor të Institutit, me vendosjen e pajisjeve të reja dhe plotësuse, Instituti për Mjekësi të punës rrit kapacitetin e shërbimeve shëndetsore që ofrohen në këtë institucion shëndetësor.
Me këtë rast, shprehim falemnderime të sinqerta për Qeverinë Sllovake si dhe Ambasadorin e Republikës Sllovake në Shkup, z. Henrik Markus.