Dhënia e certifikatës për përfundimin e sukseshëm të kursit dy – mujor “Spirometria”, me ç’ rast kolegu Dr. Filip Lokvenec i përvetësoi elementet bazë të kryerjes së spirometrisë dhe interpretimit të rezultateve të marra.
Instituti i Mjekësisë së Punës vazhdon rolin e tij edukativ me qasje unike integruese në këtë fushë, duke zbatuar aktivitete shëndetësore shumë të specializuara në fushën e mjekësisë së punës, si dhe shërbime të specializuara konsultative të kujdesit shëndetësor.
Instituti disponon kapacitete të konsoliduara ekspertësh për zbatimin e praktikës klinike, kryerjen e hulumtimeve në fusha të ndryshme (sëmundjet e mushkërive dhe vendi i punës, aerobiologjia, ekspozimi profesional dhe sëmundjet alergjike, faktorët psikosocialë në punë), edukimin, trajnimin dhe ofrimin e shërbimeve të veçanta këshilluese.
Një risi janë kurset e spirometrisë dhe testeve të alergjisë së lëkurës të destinuara për mjekët amë, specialistë të mjekësisë familjare dhe specialitete të tjera.