Me rastin e Javës evropiane të sigurisë dhe shëndetit në punë, nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, Këshilli për siguri dhe shëndet në punë dhe nga Zyra e Fondacionit “Friedrich Ebert”, si përfaqësues të Institutit të Mjekësisë së Punës, ishim të ftuar të merrnim pjesë në këtë organizim të rëndësishëm për të shënuar këtë javë dhe për të dhënë kontributin tonë në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës.