– Glaukoma është një semundje e syrit që dëmton nervin optic dhe mund të çojë ne humbje të përhershme të shikimit. Glaukoma shpesh zhvillohet ngadalë dhe pa dhimbje, prandaj shumë njerëz nuk e kuptojnë se e kanë derisa shikimi fillon të dëmtohet.
– Çfarë duhet të dine pacientët:
• Në shumicën e rasteve glaucoma nuk jep simptoma në fillim.
• Dëmtimi i shikimit nga glaucoma nuk mund të rikthehet por mund të ndalet nëse zbulohet herët
• Kontrolli I rregullt I syve është mënyra më e mire për ta zbuluar në kohë
– Kush duhet të bëjë kontrolle më të rregullta:
• Personat mbi 40 vjeç
• Ata që kanë familjarë me glaukomë
• Personat me dijabet, miopi të lartë ose tension të lartë të syrit
“ Glaukoma ndryshe njihet edhe si ‘Vrasësi i heshtur i shikimit ‘ – zbulimi I hershëm dhe kontrollet e rregullta janë mbrojtja më e mire për shikimin tuaj”
Përgatiti:
Spec. Dr. Leutrim Shaqiri, – Oftalmolog